‼️Njoftim mbi masat kufizuese të vendosura për udhëtarët nga vendet e treta për në Gjermani

🔴 Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19, Gjermania ka vendosur të kufizojë përkohësisht (për 30 ditë) hyrjen në territorin e saj të shtetasve nga vendet e treta.

 

🔴 Përjashtimet nga kufizimi i përkohshëm i udhëtimit do të bëhen vetëm në rastet e udhëtimeve për qëllime thelbësore të shtetasve. Kufizimi i përkohshëm i udhëtimit nuk do të zbatohet për udhëtarët e tjerë që kanë një funksion/nevojë thelbësore, përfshirë: profesionistët shëndetësorë, profesionistët e e kujdesit ndaj të moshuarve;punonjësit e kufirit;personeli i angazhuar me transportin e e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti, diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare, pasagjerët në tranzit; Personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, ose për arsye të tjera humanitare.

 

🔴 Shtetasit e vendeve të tjera, nuk do të lejohen të hyjnë në Gjermani për 30 ditët e ardhshme, me përjashtim të atyre që kanë lejeqendrimi të vlefshme në Gjermani.

🔴 Nuk do të merren vendime për largimin nga territori gjerman për qytetarët, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen.

🔴 Nisur nga serioziteti i situatës, këshillohen të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë dhe shtetasit e vendeve të treta që qëndrojnë aktualisht në territorin e RSH-së të mos kryejnë udhëtime të panevojshme jashtë vendit.

🔴 Shtetasit që duhet të kryejnë udhëtime thelbësore, të konsultojnë faqen online të MEPJ-së dhe të ambasadave të akredituara në RSH, për informacione të përditësuara rreth kushteve të udhëtimeve dhe kufizimeve respektive.

Go Top