‼️Njoftim mbi masat kufizuese të vendosura nga Bashkimi Evropian

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19, Bashkimi Evropian ka vendosur të kufizojë përkohësisht (për 30 ditë) hyrjen në territorin e BE+ të shtetasve nga vendet e treta.

Përjashtimet nga kufizimi i përkohshëm i udhëtimit do të bëhen vetëm në rastet e udhëtimeve për qëllime thelbësore të shtetasve. Lexoni më shumë në 👉 https://bit.ly/2Qs2l7R.

Nisur nga serioziteti i situatës, këshillohen të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë dhe shtetasit e vendeve të treta që qëndrojnë aktualisht në territorin e RSH-së të mos kryejnë udhëtime të panevojshme jashtë vendit.

Shtetasit që duhet të kryejnë udhëtime thelbësore, të konsultojnë faqen online të MEPJ-së dhe të ambasadave të akredituara në RSH, për informacione të përditësuara rreth kushteve të udhëtimeve dhe kufizimeve respektive.

Go Top