‼️ Njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Gjermani dhe në Francë

🔴 MEPJ informon të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Gjermani, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, nuk do të penalizohen.

 

🔴 Shtetasit e vendeve të tjera, nuk do të lejohen të hyjnë në Francë për 30 ditët e ardhshme, me përjashtim të atyre që kanë lejeqendrimi të vlefshme në Francë.

 

🔴 Nuk do të merren vendime për largimin nga territori francez për qytetarët, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen.

Go Top