Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19, Belgjika nisur nga situata e krijuar mbi bllokimin e kufijve në pjesën më të madhe të vendeve evropiane dhe impaktet që kjo mund të ketë në afatet dhe vizat e qëndrimit për shtetasit e huaj të cilët nuk mund të udhëtojnë dot Ministria e Punëve të Jashtme në Belgjikë ka publikuar sot një njoftim me procedurat dhe hapat që shtetasit e huaj duhet të ndjekin.
Në kushtet e ndalimit të udhëtimit për arsye madhore shtetasit e vendeve të treta mund të kërkojnë autorizim për zgjatjen e qendrimit të tyre, konform procedures si më poshtë:Për të evituar radhët dhe kontaktet kjo kërkesë mund të bëhet në komunat ku qendojnë aktualisht nëpermjet emailit.
Në raste urgjente mund të kontaktojnë Zyrën e të Huajve direkt në emailet” kv.opvolging@ibz.fgov.be në hollandisht për rezidentet në zonat flamane. cs.suivi@ibz.fgov.be në frengjisht për rezidentet në zonat frankofone. Dokumentet që duhet të paraqesin:Fotopje të pasaportës (numri dhe vlefshmeria, të dhënat personale dhe faqet e përdorura) Kopje e deklarates së mbërritjes. Letër shpjeguese pse nuk mund të lere territorin Schengen në datën e parashikuar. Sigurimin mjekesor per kohen e qendrimit te shtyre. Adresa e qendrimit ne Belgjike. Adrese emaili
Shtetasit që duhet të kryejnë udhëtime thelbësore, të konsultojnë faqen online të MEPJ-së dhe të ambasadave të akredituara në RSH, për informacione të përditësuara rreth kushteve të udhëtimeve dhe kufizimeve respektive.