‼️Njoftim mbi masat kufizuese të vendosura për udhëtarët nga vendet e treta për në Greqi

🔴 Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19, Greqia ka vendosur të kufizojë përkohësisht (për 30 ditë, konkretisht për periudhën 18.03.2020 ora 06.00 deri në 18.04.2020 ora 06.00) hyrjen në territorin e saj të shtetasve nga vendet e treta.

🔴 Kufizimi i më sipërm nuk vlen për shtetasit e vendeve anëtare të BE-së dhe të Marrëveshjes së Shengenit, përfshirë bashkëshortët ose personat me të cilët kanë hyrë në partneritet civil, si dhe fëmijët e tyre të mitur.

🔴 Kufizimi i përkohshëm i udhëtimit nuk do të zbatohet për rezidentët afatgjatë në vendet anëtare të BE-së ose Marrëveshjes së Shengenit dhe shtetasit e vendeve të treta me leje qëndrimi në vendet anëtare të BE-së ose Marrëveshjes Shengen, anëtarët e misioneve qeveritare, anëtarët e autoriteteve diplomatike ose konsullore dhe misionet, profesionistët shëndetësorë, profesionistët e e kujdesit ndaj të moshuarve;anëtarët e organizatave ndërkombëtare dhe evropiane, drejtuesit e kamionëve, të cilët hyjnë për transportin e mallrave, pasagjerët në tranzit

🔴 Shtetasit e vendit të tretë që i nënshtrohen këtij kufizimi kanë të drejtë të aplikojnë pranë autoritetit konsullor grek të zonës së tyre të banimit për hyrjen e tyre të jashtëzakonshme në vend për arsye profesionale ose personale.

🔴 Nisur nga serioziteti i situatës, këshillohen të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë dhe shtetasit e vendeve të treta që qëndrojnë aktualisht në territorin e RSH-së të mos kryejnë udhëtime të panevojshme jashtë vendit.

🔴 Shtetasit që duhet të kryejnë udhëtime thelbësore, të konsultojnë faqen online të MEPJ-së dhe të ambasadave të akredituara në RSH, për informacione të përditësuara rreth kushteve të udhëtimeve dhe kufizimeve respektive.

Go Top