‼️ Njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Zvicër

🔴 MEPJ informon të gjithë shtetasit shqiptarë që tejkalojnë qëndrimin e lejuar në Zvicër për shkak të situatës COVID-19 se nuk do të penalizohen.
🔴 Derisa situata të kthehet në një gjendje normale, qytetarët që nuk mund të largohen nga Zona e Shengenit ose Zvicra për shkak të situatës COVID-19, para skadimit të vizave të tyre ose lejeve të qëndrimit, ose skadimit të një qëndrimi 90-ditor dhe pa mënyra të tjera kthimi, lejohen të qëndrojnë në zonën Shengen.
🔴 Rekomandohet që shtetasit shqiptar që janë në këto kushte t’i raportojnë pranë zyrave të migrimit kantonal në kantonin ku po qëndrojnë.
Go Top