‼️ Njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Danimarkë dhe në Belgjikë

🔴 Shërbimi Danez i Emigracionit ka vendosur të mos marrë parasysh periudhën e tejkalimit të vizës afat-shkurtër, në rast se qytetarët nuk kanë pasur mundësi të lenë Danimarkën për shkak të anullimit të fluturimit✈️, ose shkaqe të tjera që i kanë detyruar të qendrojnë në shtetin danez.

🔴 Shtetasit shqiptarë që mund të tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen për shkak të situatës së Covid-19 nuk do të penalizohen.

❗️ Qytetarët udhëzohen të largohen sa më parë në momentin e ndryshimit të situatës.

🔴 Për çdo informacion, qytetarët mund të konsultojnë faqen zyrtare të zyrës daneze të emigracionit: www.nyidanmark.dk

🔴 Autoritetet belge njoftojnë, se edhe pse ky vend është nga të paktët e BE-së që nuk i kanë mbyllur kufijtë, e njeh situatën e krijuar dhe nuk do të penalizojë shtetasit që kalojnë kohën e qëndrimit në zonën Schengen, por ata duhet njoftojnë me email komunën, ku po qëndrojnë.

Go Top