🔴 Me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit dhe evitimin e riskut të lartë të infektimit, autoritetet Holandeze kanë bërë me dije se udhetarët që humbasin avionet mund të pajisen me leje të posacme në raste se tejkalojnë afatet e vizave apo të qëndrimit. Kjo leje merret ne komunen ku gjendet qytetari.
‼️ Në vëmendje të shtetasve shqiptarë.
🔴 Lutemi t’u drejtoheni strukturave të bashkive dhe komunës për të marr lejen e posacme për të udhëtuar jashtë Holandës, pas mbarimit të gjendjes së jashtëzakonshme.
🔴 Përjashtimet nga kufizimi i përkohshëm i udhëtimit do të bëhen vetëm në rastet e udhëtimeve për qëllime thelbësore të shtetasve. Kufizimi nuk do të zbatohet për udhëtarët e tjerë që kanë një funksion/nevojë thelbësore, përfshirë: profesionistët shëndetësorë, profesionistët e e kujdesit ndaj të moshuarve;punonjësit e kufirit;personeli i angazhuar me transportin e e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti, diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare, pasagjerët në tranzit; Personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, ose për arsye të tjera humanitare.
🔴 Nisur nga serioziteti i situatës, këshillohen të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë dhe shtetasit e vendeve të treta që qëndrojnë aktualisht në territorin e RSH-së të mos kryejnë udhëtime të panevojshme jashtë vendit.
🔴 Shtetasit që duhet të kryejnë udhëtime thelbësore, të konsultojnë faqen online të MEPJ-së dhe të ambasadave të akredituara në RSH, për informacione të përditësuara rreth kushteve të udhëtimeve dhe kufizimeve respektive.