‼️ Njoftim mbi masat kufizuese të vendosura nga Austria

🔴 Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19, Austrai ka vendosur të kufizojë përkohësisht (për 20 ditë) hyrjen në territorin e saj të shtetasve nga vendet e treta.

 

🔴 Përjashtimet nga kufizimi i përkohshëm i udhëtimit do të bëhen vetëm në rastet e udhëtimeve për qëllime thelbësore të shtetasve. Kufizimi i përkohshëm i udhëtimit nuk do të zbatohet për udhëtarët e tjerë që kanë një funksion/nevojë thelbësore, përfshirë: profesionistët shëndetësorë, profesionistët e e kujdesit ndaj të moshuarve;punonjësit e kufirit;personeli i angazhuar me transportin e e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti, diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare, pasagjerët në tranzit; Personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, ose për arsye të tjera humanitare.

🔴 Nuk do të merren vendime për largimin nga territori austriak për qytetarët, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen.

🔴 Qytetarët nga vendet e treta të cilëve ju lejohet hyrja sipas rregullave të përjashtimit si dhe qytetarët e BE dhe të Zvicrës, duhet të jenë të pajisur me një certifikatë të kryerjes së testit biologjik, në gjuhët angleze ose gjermane, jo më larg se 4 ditë nga dita e udhëtimit.  Në rast se nuk kanë një certifikatë të tillë, këta persona do të duhet të sigurojnë karantinë për 14 ditë në një akomodim të përshtatshëm (residence, hotel) Përndryshe do të kthehen urgjentisht mbapsh.

🔴 Nisur nga serioziteti i situatës, këshillohen të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë dhe shtetasit e vendeve të treta që qëndrojnë aktualisht në territorin e RSH-së të mos kryejnë udhëtime të panevojshme jashtë vendit.

🔴 Shtetasit që duhet të kryejnë udhëtime thelbësore, të konsultojnë faqen online të MEPJ-së dhe të ambasadave të akredituara në RSH, për informacione të përditësuara rreth kushteve të udhëtimeve dhe kufizimeve respektive.

Go Top